Kanalet e Shpërndarjes
Kanalet e Shpërndarjes
Integrime të çertifikuara me OTA-t kryesore
Me BookersDesk, pronarët e hoteleve dhe akomodimeve përfitojnë nga integrime të çertifikuara me OTA-t kryesore nderkombëtare. Çdo çmim, disponueshmëri dhe rezervim përditësohet automatikisht në kohë reale, duke eliminuar gabimet dhe duke maksimizuar shanset për rezervime. Shpërndarja e gjerë dhe menaxhimi efikas i rezervimeve rrisin performancën e shitjeve online dhe japin kontroll të plotë mbi biznesin tuaj.
Kanalet kryesore të shpërndarjes
Agoda
Agoda është një platformë globale rezervimesh me mbi 2 milionë akomodime në mbi 200 vende. Ajo ndihmon pronat të arrijnë audiencë ndërkombëtare përmes rrjetit të saj të shpërndarjes.
Airbnb
Airbnb ofron mbi 7 milionë akomodime unike dhe eksperienca në mbarë botën, të menaxhuara nga host lokalë. Platforma fokusohet në qëndrime fleksibile dhe përvoja autentike për udhëtarët.
Expedia
Expedia është një nga grupet më të mëdha globale të rezervimeve online, me prezencë në mbi 70 vende. Ajo përfshin marka të njohura si Hotels.com, Orbitz dhe Travelocity.
Hostelworld
Hostelworld është platforma kryesore globale për akomodime të tipit hostel. Ajo përmban mbi 40,000 prona dhe më shumë se 12 milionë vlerësime nga udhëtarët.
Hotelbeds
Hotelbeds është një distributor B2B i akomodimeve për tregun ndërkombëtar të turizmit. Ai lidh hotelet me operatorë turistikë, agjenci udhëtimesh dhe linja ajrore në mbarë botën.
Allbookers
Allbookers është platforma jonë kryesore e rezervimeve, duke ofruar qasje të thjeshtë dhe të shpejtë në mijëra akomodime. Integrimi me BookersDesk siguron sinkronizim në kohë reale.